Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Asistimi i Zenelit, vendimtar në fitoren e Elfsborgut

Zeneli

Elfsborgu suedez ka shënuar fitore të madhe në Ligën e Evropës, ndërsa gjurmë ka lënë Besfort Zeneli, vëllai i vogël i Arbër Zenelit. 

Besforti asistoi në golin e vetëm të ndeshjes, të cilin e shënoi Ahmed Qasem. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky gol i minutës së 57-të e vendosi sfidën dhe Elfsborgu fitoi ndaj Qarabagut të Azerbajxhanit, 1:0. 

Ndeshja i takoi xhiros së gjashtë. 

Besforti e kompletoi ndeshjen, ndërsa Arbëri luajti deri në minutën e 70-të te vendësit. 

Elfsborgu ka shtatë pikë dhe ka gjasa për të avancuar në fazën nokaut. 

Qarabagu mbetet me tri pikë.