Futboll

Asistimi i tretë për Xhakën në Premier League

Granit Xhaka

Granit Xhaka ishte prej më meritorëve që Sunderlandi arriti ta mposht Nottingham Forestin në udhëtim.

Sunderlandi fitoi 1:0 në ndeshjen që i takoi javës së gjashtë të Premier Leagues angleze. Për Sunderlandin ishte fitorja e parë pas dy barazimeve radhazi.

Kapiteni i Zvicrës, Xhaka, asistoi te goli i fitores në minutën e 38-të. Ai e kompletoi ndeshjen.

Për 33-vjeçarin Xhaka ishte asistimi i tretë këtë edicion në elitën e futbollit anglez.

Sunderlandi ka 11 pikë dhe është në pjesën e epërme të tabelës.

Nottinghami renditet në pozitën e 16-të me pesë pikë.