Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Asistimi i parë i Asllanit për Beshiktashin

Kristjan Asllani

Mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani, ka lënë gjurmë në fitoren e thellë të Beshiktashit të dielën mbrëma.

Asllani kontribuoi me një asistim në fitoren 4:0 të Beshiktashit ndaj Goztepes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo ndeshje i takoi xhiros së 23-të të Superligës së Turqisë.

Asllani asistoi për golin e dytë të shënuar në minutën e 36-të.

Ishte asistimi i parë i Asllanit me fanellën e klubit turk.

Ai u zëvendësua në minutën e 81-të, kurse Milot Rashica mbeti në stol.

Për Goztepen nga minuta e 58-të luajti ish-futbollisti i Shqipërisë U21, Arda Kurtulan

Me fitore, Beshiktashi është ngritur në vendin e katërt me 43 pikë.

Goztepe ka rënë në vendin e pestë me 41 pikë.