Xherdan Shaqiri ka asistuar në golin që e shënoi Baseli të enjten mbrëma në xhiron e gjashtë të fazës së ligës, në Ligën e Evropës.
Por kjo nuk i ka mjaftuar skuadrës zvicerane.
Baseli pësoi humbje në shtëpi 2:1 nga Aston Villa.
Evann Guessand shënoi për 1:0 për mysafirët në minutën e 12-të. Shaqiri më pas asistoi në minutën e 34-t në golin që e shënoi Flavius Daniliuc.
Youri Tielemans e shënoi golin e fitores për mysafirët në minutën e 53-të.
Shaqiri në minutën e 62-të u zëvendësua nga Albian Ajeti.
Baseli me gjashtë pikë mbetet në vendin e 26-të, kurse Aston Villa e treta ka 15 pikë.
Asistimi: