Ashtu si pritej, Chelsea ka siguruar fitoren edhe në ndeshjen kthyese ndaj Djurgardenit suedez dhe ka avancuar në finale të Ligës së Konferencës.
Chelsea fitoi 1:0 të enjten mbrëma me golin e mesfushorit Kiernan Dewsbury-Hall.
26-vjeçari realizoi në minutën e 38-të dhe e vendosi këtë ndeshje. “Blutë” avancojnë me rezultatin e përgjithshëm, 5:1.
Finalja e Ligës së Konferencës luhet më 28 maj në “Stadion Wroclaw” në Poloni.
Në finale, Chelsea do të luajë ndaj Fiorentinas ose Betisit. Fiorentina e fitoi 2:1 ndeshjen e së enjtes mbrëma në kohën e rregullt. Vazhdimet apo penalltitë e përcaktojnë skuadrën tjetër finaliste të kësaj gare.