Futboll

Asani shënon sërish por Gwangju mposhtet

Jasir Asani

Sulmuesi i Shqipërisë, Jasir Asani, ka vazhduar me paraqitje të mira individuale, por jo edhe skuadra e tij Gwangju. 

Asani të premten në mesditë realizoi gol nga penalltia, në disfatën 2:1 të ekipit të tij në udhëtim te Suwoni. 

Ndeshja i ka takuar xhiros së 22-të të kampionatit jugkorean. 

Asani e kompletoi ndeshjen, ndërsa realizoi nga penalltia në minutën e 78-të për epërsinë 1:0 të Gwangjut. 

Gwangju pranoi gola në minutën e 85-të dhe të 90-të dhe e humbi ndeshjen. 

Për Asanin ishte goli i 16-të i edicionit. Shtatë i ka në kampionat dhe nëntë në Ligën e Kampionëve të Azisë. 

Ai ka kontribuuar edhe me tri asistime. 

Gwangju pas 22 ndeshjeve ka 31 pikë dhe është në mesin e tabelës.