Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Asani shënon golin e tretë në Iran

Jasir Asani

Sulmuesi Jasir Asani e ka realizuar golin e tretë këtë edicion në elitën e futbollit iranian.

Asani të premten ia siguroi fitoren skuadrës së Esteghlalit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Esteghlali në kuadër të xhiros së shtatë e mposhti në shtëpi 1:0 skuadrën Mes Rafsanjan.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Asani, golin e fitores e realizoi në minutën e 11-të.

Ai luajti deri në minutën e 89-të.

30-vjeçari Asani krahas tri golave të shënuar ka kontribuar edhe me një asistim.

Sulmuesi i krahut ishte i ftuar për ndeshjet që Shqipëria i luajti ndaj Serbisë dhe Jordanisë.

Ndaj Serbisë qëndroi në stol, kurse në ndeshjen miqësore ndaj Jordanisë luajti vetëm në pjesën e parë.