Futboll

Arteta: Guardiola është trajneri më i mirë në botë

Arteta-Guardiola

Mikel Arteta nga viti 2016 deri në vitin 2019 ka punuar përkrah trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiolas. Arteta ishte ndihmës i Guardiolas.

Pasi përfundoi rrugëtimin me Cityn, Arteta u emërua trajner i Arsenalit. Ka gjashtë vjet që e drejton ekipin londinez.

43-vjeçari Arteta thotë se ka mësuar shumë gjëra nga Pep Guardiola.

Dy trajnerët spanjollë do të përballen të dielën. Arsenali e pret Cityn nga ora 17:30 në ndeshjen që i takon xhiros së pestë të Premier Leagues.

Arteta të premten në konferencë për shtyp ka deklaruar se Guardiola është trajneri më i mirë në botë.

“Kërkesat që ai i ka së pari nga vetja, standardi që kërkon nga të gjithë përreth, vullneti për të fituar, për t’u zhvilluar, për t’u përmirësuar. Gjithmonë shikon përreth tij, ai dëshiron të mësojë prej më të mirëve. Për mua, ai është trajneri më i mirë në botë, e kam thënë. Pata kënaqësinë të punoja me të dhe të fitoja shumë me të, pranë tij. Është gjithmonë mirë ta shohësh përsëri”, ka thënë Arteta.