Arsenalit i është lënduar sulmuesi Noni Madueke.
Madueke u paraqit vetëm në pjesën e parë në barazimin 1:1 të Arsenalit ndaj Manchester Cityt të dielën e kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMediumet angleze kanë raportuar të martën se 23-vjeçari do të jetë jashtë fushës për dy muaj. Ai ka një lëndim në gju.
Reprezentuesi i Anglisë, Madueke, do t’u mungojë “topçinjve” në dhjetë ndeshje në të gjitha garat.
Arsenali ka pasur shumë probleme me lëndimin e futbollistëve.
Te klubi i madh anglez pos Maduekes të lënduar janë edhe Gabriel Jesus, Kai Havertz dhe Martin Odegaard.
23-vjeçari Madueke tek Arsenali u transferua në afatin kalimtar të verës nga Chelsea për 56 milionë euro.