Arsenali është ndalur në barazim të shtunën në kuadër të javës së 22-të të Premier Leagues.
Arsenali barazoi pa gola në udhëtim me Nottingham Forestin.
Për “Topçinjtë” ishte barazimi i pestë këtë edicion krahas 15 fitoreve dhe dy humbjeve. Arsenali vazhdon t’i prijë tabelës me 50 pikë, me tani shtatë pikë më shumë se Manchester City.
Nottinghami ka 22 pikë në pozitën e 17-të.
Të dyja skuadrat kishin raste shënimi por që në fund nuk i konkretizuan.
Posedimi i topit ishte në anën e Arsenalit.
Arsenali ndeshjen e ardhshme në kampionat e ka më 25 janar ndaj Manchester Unitedit.
Nottinghami po të njëjtën ditë luan me Brentfordin.