Arsenali vazhdon ta ruajë pozitën e parë në kampionatin anglez. “Topçinjtë” fituan 2:1 në shtëpi ndaj Brightonit. Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma i takoi javës së 18-të të Premier Leagues.
Skuadra që drejtohet nga trajneri, Mikel Arteta, Arsenali, ka 42 pikë në vendin e parë. Dy pikë më pak ka Manchester City një pozitë më poshtë.
Mesfushori Martin Odegaard që është edhe kapiten i Arsenalit realizoi për 1:0 në minutën e 14-të. Ai u asistua nga Bukayo Saka.
Sulmuesi francez, Georginio Rutter, shënoi autogol në minutën e 52-të për 2:0.
Golin e vetëm për mysafirët e realizoi Diego Gomez në minutën e 64-t.
Sulmuesi shqiptar, Brajan Gruda, luajti vetëm pjesën e parë te Brightoni.
Brightoni ka 24 pikë dhe është në mesin e tabelës.