Bayer Leverkusenit pritet t’i largohet edhe një futbollist i rëndësishëm në këtë afat kalimtar. Mbrojtësi Piero Hincapie mund të largohet nga nënkampioni gjerman për ta vazhduar karrierën në Angli.
Mediumet angleze kanë raportuar të hënën se në garë për t’i siguruar shërbimet e Hincapiet ka hyrë Arsenali.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtuesit e Arsenalit e kanë ndjekur me vëmendje situatën e 23-vjeçarit.
Hincapie ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh. Mësohet se vetë Hincapie e ka kërkuar largimin nga klubi që për trajner e ka Erik ten Hagun.
Futbollisti nga Ekuadori me Leverkusenin ka kontratë deri në verën e vitit 2029.
Pjesë e gjigantit gjerman është nga viti 2021 kur u transferua nga Atletico Talleres për gjashtë milionë euro.
Për ta siguruar kartonin e Hincapiet po insiston edhe Tottenham Hotspuri.