Futboll

Arsenali interesohet për Diant Ramajn

Diant Ramajn

Arsenali ka shprehur interesim për portierin Diant Ramaj, i cili aktualisht është i huazuar te Heidenheimi nga Borussia Dortmundi.

Portieri 24-vjeçar me Dortmundin ka kontratë deri në vitin 2029. Por ai mund të largohet nga Dortmundi pa e zhvilluar asnjë ndeshje.

“Sport.de” ka raportuar se skautët e Arsenalit kanë qenë të pranishëm në disa ndeshje të Heidenheimit për të vëzhguar Ramajn.

Ramaj nuk dëshiron të jetë portier i dytë në Dortmund.

“David Raya është aktualisht portieri i Arsenalit dhe gjithashtu është një portier që luan mirë me këmbë, por e kanë përcjellë gabimet e herëpashershme. Prandaj, profili i Ramaj do të përshtatej në mënyrë të përkryer në filozofinë e lojës së trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta”, shkruan mediumi i njohur gjerman.

Ramaj ka kohë që pret ftesën e Gjermanisë. Ai në të kaluarën ka luajtur për grupomoshat U18, U19 dhe U20 të Gjermanisë.

Interesim për Ramajn kanë shprehur Kosova dhe Shqipëria. Por Ramaj ka deklaruar se pret Gjermaninë.