Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Arsenali fiton thellë ndeshjen për Kupë, debuton Kacurri

Arsenal

Arsenali e ka siguruar kalimin tutje në Kupën EFL të Anglisë. Arsneali mposhti të mërkurën Boltonin thellë, 5:1. 

Declan Rice shënoi golin e parë në minutën e 16-të, kurse dy gola i shënoi më pas Ethan Nwaneri. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të parin në minutën e 37-të, kurse të dytin në minutën e 49-të. Aron Collins shënoi golin e vetëm për Boltonin në minutën e 53-të. 

Raheem Sterling realizoi golin e katërt për Arsenalin, derisa golin e pestë Kai Havertz e realizoi në minutën e 78-të. Arsenali siguroi kalimin në 1/8 e finales së Kupës EFL.

Talenti shqiptar Maldini Kacurri debutoi me ekipin e parë të Arsenalit. Ai u inkuadrua në minutën e 70-të.