Arsenali ka mposhtur Evertonin 2:0 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 30-të në Premier League, për të vazhduar marshin drejt titullit të kampionit.
“Topçinjtë” fituan krejt në fund të ndeshjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRezervistët Victor Gyokeres dhe 16-vjeçari Max Dowman shënuan në minutat 89 dhe 97 për fitoren e rëndësishme të Arsenalit.
Falë kësaj fitoreje, Arsenali me 31 ndeshje të zhvilluara mbërrin në kuotën e 70 pikëve.
Manchester City që e ndjek me 60 pikë, ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Dowman në histori të Premier Leagues
Me 16 vjet e 73 ditë, Max Dowman i Arsenalit është bërë golashënuesi më i ri në histori të Premier Leagues.
Talenti anglez shënoi në minutat shtesë për “Topçinjtë” për të vulosur fitoren 2:0 ndaj Evertonit në xhiron e 30-të.
Ai madje ishte më meritori për këtë fitore. U inkuadrua në minutën e 74-të dhe 15 minuta më vonë harkoi te goli i parë i Victor Gyokeresit, para se vetë të realizonte në fund.

Dowman tani ka thyer rekordin e James Vaughanit që ishte golashënuesi më i ri në histori me 16 vjet e 270 ditë. Rekordi mbahej prej prillit 2005.