Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Arsenali fiton ndeshjen dramatike ndaj Newcastlet

Arsenal

Arsenali e ka fituar ndeshjen dramatike të dielën ndaj Newcastle Unitedit. 
“Topçinjtë” fituan me përmbysje të rezultatit 2:1. 

Arsenali fitoren e siguroi falë golit të shënuar në minutën e 96-të. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshja i takoi javës së gjashtë të Premier Leagues. 

Newcastle kaloi në epërsi në minutën e 34-t me golin që e realizoi Nick Woltemade. 
Mikel Merino i barazoi shifrat në minutën e 84-t. 

Dhe ishte goli i qendërmbrojtësit brazilian, Gabriel, krejt në sekondat e fundit të ndeshjes që ia siguroi fitoren klubit londinez. 

Ai shënoi me kokë pas harkimit të Martin Odegaardit nga goditja e këndit. 

Arsenali i është afruar kreut të tabelës në vetëm dy pikë. Ka 13 pikë në vendin e dytë. Lider është Liverpooli me 15 pikë. 

Newcastle renditet në pozitën e 15-të me gjashtë pikë.

 

Golat: