Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Arsenali fiton derbin dhe mban diferencën e pikëve me Cityn

Arsenal

Arsenali e ka fituar derbin ndaj Chelseat dhe ka mbajtur diferencën e pikëve me përcjellësin e parë në tabelën e Premier Leagues, Manchester Cityn.

Të dielën “topçinjtë” e fituan 2:1 kryendeshjen e xhiros së 28-të të elitës angleze.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

William Saliba shënoi për 1:0 në minutën e 21-të. Piero Hincapie shënoi autogol në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë për 1:1.

Ndërkohë golin e fitores për Arsenalin e realizoi Jurrien Timber në minutën e 66-të.

Chelsea luajti me një lojtar më pak në fushë prej minutës së 70-të.

Portieri i Arsenalit, David Raya, bëri pritje vendimtare në minutat shtesë.

Arsenali është i pari në tabelë me 64 pikë nga 29 ndeshje. Manchester City mban vendin e dytë me 59 pikë nga 28 ndeshje. Chelsea renditet i gjashti me 45 pikë.