Futboll

Arsenali e transferon portierin Kepa nga Chelsea

Kepa Arrizabalaga

Arsenali ka kompletuar transferimin e portierit Kepa Arrizabalaga nga Chelsea për 5 milionë funte.

Reprezentuesi spanjoll i bashkohet “topçinjve” me kontratë trevjeçare, pasi së fundi ishte i huazuar te Bournemouthi. Te kjo skuadër i bëri 35 paraqitje në të gjitha garat.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Jam i entuziazmuar dhe shikoj me optimizëm për atë që vjen”, ka thënë Kepa.

30-vjeçari është ende portieri më i shtrenjtë në botë. Ai ishte transferuar te Chelsea nga Athletic Bilbao në vitin 2018 për 71 milionë funte.

Ai do të jetë konkurrent tek Arsenali me spanjollin tjetër, David Raya.

Kepa ka 163 paraqitje për Chelsean, ndërsa ishte në skuadrën që fitoi Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Botërorin e klubeve.

Ai ishte i huazuar edhe te Real Madridi dhe e ndihmoi këtë skuadër të fitonte La Ligan dhe Ligën e Kampionëve gjatë edicionit 2023/2024. Për Spanjën i ka 13 paraqitje.