Futboll

Arsenali bën hap të madh drejt finales së Kupës së Ligës

Arsenal

Arsenali ka fituar në udhëtim te Chelsea të mërkurën mbrëma, duke bërë hap të madh drejt kalimit në finale të Kupës së Ligës. 

“Topçinjtë” fituan 3:2 në “Stamford Bridge”, ndërsa më 3 shkurt e luajnë ndeshjen kthyese në “Emirates”. 

Ben White dhe Viktor Gyokeres shënuan për 2:0 për mysafirët, ndërsa Alejandro Garnacho e ngushtoi rezultatin në 2:1. Martin Zubimendi ktheu epërsinë e dy golave për mysafirët, kurse Garnacho realizoi sërish shtatë minuta para fundit për rezultatin përfundimtar.