Ekipi norvegjez Bodo/Glimti i rezistoi rikthimit të madh të Lazios dhe arriti fitore me penallti për të avancuar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Skuadra norvegjeze, që në ndeshjen e parë kishte fituar 2:0, u mposht 3:1. Rezultati nuk ndryshoi pas vazhdimeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFituesi u përcaktua në penallti dhe ishin norvegjezët që fituan 3:2 pas ekzekutimit të goditjeve nga 11-metra.
Me këtë fitore, Bodo/Glimti shkoi për herë të parë në mesin e katër skuadrave më të mira në një garë evropiane.
Vendin në finale Bodo/Glimti do ta kërkojë në duelin ndaj Tottenhamit.
Ndeshja e parë luhet më 1 maj në Londër.
Bodo/Glimti në edicionin 2021/22 në kualifikimet e Ligës së Kampionëve e kishte eliminuar Prishtinën me rezultatin e përgjithshëm 3:2.