Manchester Unitedi ka arritur marrëveshje prej 85 milionë eurove me Leipzigun për transferimin e sulmuesit Benjamin Sheshko, shkruan BBC të enjten.
Marrëveshja përfshinë pagesën e sigurt prej 76.5 milionë eurove, ndërsa pjesa tjetër e parave janë bonuset që lojtari mund t’i fitojë.
Transferimi i Sheshkos pritet të bëhet së shpejti, pasi të përfundojnë testet mjekësore.
22-vjeçari nga Sllovenia i shënoi 39 gola në 87 paraqitje për skuadrën e njohur gjermane, Leipzig.
Unitedi në këtë afat kalimtar veror ka transferuar edhe sulmuesit Matheus Cunha dhe Bryan Mbeumo për afro 130 milionë funte së bashku.
Nga ekipi mund të largohet Rasmus Hojlund, i cili për dy edicione në Premier League, i realizoi 14 gola në total.