Futboll

Arrihet marrëveshja, Reijnders nga Milani te Manchester City

Reijnders

Tijjani Reijnders do ta vazhdojë karrierën te Manchester City.

Ai do të transferohet nga AC Milan për rreth 70 milionë euro, ka njoftuar eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Raportohet se marrëveshja tashmë është arritur, ndërsa Reijnders do të firmosë kontratë shumëvjeçare.

Holandezi 26-vjeçar luan në mesfushë. Te Milani është prej vitit 2023, ndërsa më parë ishte te skuadra të ndryshme holandeze. Për përfaqësuesen e Holandës i ka 22 ndeshje.