Skuadra arabe, Al-Hilal, ka bërë përforcim të rëndësishëm. Al Hilali, që për trajner e ka Simone Inzaghin, ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të majtë, Theo Hernandez.
Sipas njohësit të transferimeve, Fabrizio Romano, Milani përfiton 24 milionë euro nga shitja e Hernandezit.
27-vjeçari është reprezentues i Francës. Te Milani luan nga viti 2019. Më herët ishte tek Atletico Madridi, Alavesi, Real Madridi dhe Real Sociedadi.