Arbnor Muja ka shënuar gol të shtunën në fitoren e skuadrës së Sint-Truidenses.
Sint-Truidense e mposhti Club Bruggen në shtëpi me rezultatin, 3:2, në kuadër të xhiros së 17-të të elitës së futbollit belg.
Sulmuesi i krahut, Muja, i barazoi shifrat për 1:1 në minutën e 21-të. Ai luajti deri në minutën e 87-të.
27-vjeçari Muja këtë edicion në 15 ndeshjet e zhvilluar ka shënuar tri gola.
Skuadra e Mujës, Sint-Truidense, ka 33 pikë dhe e zë vendin e dytë. Club Brugge ka një pikë më pak një pozitë më poshtë.