Arbitrat e Premier Leagues nga java e ardhshme do t’u tregojnë tifozëve vendimet të cilat i marrin gjatë rishikimit të situatave në VAR.
Kjo do të jetë hera e parë që në stadiumet angleze do të mund që edhe tifozët t’i dëgjojnë vendimet e arbitrave, shkruan të hënën “Reuters”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy vendim do të do të praktikohet gjatë ndeshjeve gjysmëfinale të EFL Cup.
Gjysmëfinalja e parë e EFL Cup do të luhet më 7 janar ndërmjet Arsenalit dhe Newcaslte Unitedit.
Ndërsa gjysmëfinalja e dytë do të luhet më 8 janar mes Tottenham Hotspurit dhe Liverpoolit.
Këto do të jenë ndeshjet e para gjysmëfinale, kurse ndeshjet e dyta gjysmëfinale do të luhen në muajin shkurt.