Ish-reprezentuesi i Kosovës, Arbër Zeneli, nuk ka luajtur që nga 23 janari.
30-vjeçari, që aktivizohet si sulmues krahu, nuk pritet të luajë edhe për kohë të gjatë. Këtë të mërkurën e bëri të ditur klubi i Zenelit, ai suedez, Elfsborg.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZeneli ka një lëndim, ndërsa rehabilitimi kërkon kohë.
“Arbër Zeneli dhe Jens Jakob Thomasen janë të lënduar dhe aktualisht jo në dispozicion për ndeshje. Lojtarët kanë lëndime në pjesën e poshtme të trupit dhe do t’i nënshtrohen një periudhë më të gjatë rehabilitimi. Elfsburgu do të njoftojë kur të kthehen në stërvitje”, shkruan në njoftim.
Zeneli edhe në të kaluarën ka pasur lëndime serioze, që e kanë frenuar jo pak në karrierë.