Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, e ka ftuar qendërmbrojtësin uruguaian, Ronald Araujo, për ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve.
Barça të mërkurën nga ora 21:00 do të luajë si mysafire ndaj Dortmundit në kuadër të xhiros së gjashtë të “Championsit”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mundo Deportivo” të martën ka raportuar se Araujo mund të ketë minuta ndaj Dortmundit.
25-vjeçari Araujo i mungoi Barçës nga muaji korrik.
Araujo u lëndua rëndë në çerekfinalen e Kupës së Amerikës ndërmjet Uruguait dhe Brazilit, që u zhvillua më 7 korrik. Ai u detyrua t’i nënshtrohej një operimi në Finlandë.
Araujo është shumë i rëndësishëm për gjigantin katalunas.