Të vetmin trofe që Barcelona nuk arriti ta fitojë këtë edicion është ai i Ligës së Kampionëve. Barça e fitoi titullin në La Liga, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.
Skuadra e Hansi Flickut e dominoi tërësisht futbollin spanjoll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë “Champions”, Barça u ndal në gjysmëfinale nga Interi. Por mbetet pa Champions prej vitit 2015.
Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, është optimist se skuadra e tij në të ardhmen do ta fitoj Ligën e Kampionëve.
“Jemi shumë të lumtur, e meritojmë. Askush nuk vinte bast për ne në fillim të sezonit dhe ne kemi fituar tre tituj. Njerëzit janë të entuziazmuar për këtë ekip. Ne e humbëm Ligën e Kampionëve, por do ta fitojmë”, ka thënë Araujo, shkruan të shtunën “Reuters”.
Uruguaiani Araujo është shumë i rëndësishëm për Barçën.
Ai këtë edicion në 24 ndeshjet e zhvilluara ka realizuar dy gola dhe kontribuar me dy asistime.