Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Antonio, jashtë fushave për një vit

Michail Antonio

Sulmuesi i West Ham Unitedit, Michail Antonio, do të jetë jashtë fushave për një vit. Kështu ka raportuar të hënën “Footboom”.

Antonio të shtunën u lëndua rëndë në një aksident gati fatal që e pati me veturë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të dielën në mbrëmje West Hami konfirmoi se Antonio iu nënshtrua një operimi me sukses.

Antonio do të vazhdojë të jetë nën monitorim gjatë ditëve në vijim.

34-vjeçari Antonio është pjesë e West Hamit nga viti 2015.

Ai u transferua nga Nottingham Foresti për nëntë milionë euro.

Kontrata me klubin anglez i përfundon në verën e vitit të ardhshëm.

Këtë edicion në 15 ndeshje të luajtura ka kontribuar me një gol dhe një asistim.