Barcelona u ankua në referim pas eliminimit nga Interi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të martën mbrëma.
Ankesa në referim jo të drejtë për kohë të gjatë ka pasur edhe Real Madridi.
Madrilenët kanë ngritur shqetësime edhe për gjyqtarin kryesor të ndeshjes së zjarrtë që luhet të dielën prej orës 16:15.
Ky ballafaqim i takon xhiros së 35-të të La Ligas dhe mund ta vendos titullin.
Barcelona është në vendin e parë me 79 pikë, katër më shumë se Real Madridi i vendit të dytë.
Televizioni i klubit ka publikuar një video të gjatë katër minuta e gjysmë, duke e akuzuar gjyqtarin e caktuar për këtë ndeshje, Alejandro Hernandez Hernandez.
Në atë video, Real Madridi pretendon se është dëmtuar nga ky gjyqtar, e në të njëjtën kohë ka shfaqur se ai është përkrahës i skuadrës së Barcelonës.
Në fund të videos, është publikuar edhe një pjesë e një interviste të gjyqtarit shumë vite më parë, duke e nxjerrë përgjigjen e tij.
“Natyrisht, Barcelona”, kishte deklaruar gjyqtari i caktuar për “El Clasico”, kur ishte pyetur se cila është skuadra e preferuar e tij.
Intervista është e vitit 1994, kur Hernandez Hernandez ishte vetëm 12-vjeçar.
Javë më parë, Real Madridi ishte ankuar edhe për gjyqtarin Ricardo de Burgos Bengoetxea, ndërsa kishte kërcënuar me mosparaqitje në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës. Real Madridi, megjithatë, e luajti finalen e Kupës së Mbretit dhe u mposht 3:2 nga Barcelona.
VIDEO:
Via @MMajeedX
قناة ريال مدريد تُهاجم حكم الكلاسيكو القادم هرنانديز هرنانديز.
تعرض تقرير مطّول عن جميع سرقاته وفضائحه ضد ريال مدريد !
له تاريخ من السرقات في الكلاسيكو !
شاهدوه 👇🏻 pic.twitter.com/ww8dqEpTNB