Futboll

Anis Mehmeti realizon gol në fitoren e thellë të Bristol Cityt

Anis Mehmeti

Mesfushori shqiptar Anis Mehmeti e ka realizuar një gol në fitoren e thellë 5:0 që Bristol City e shënoi të enjten në shtëpi ndaj Portsmouthit në xhiron e 25-të të Kategorisë së Dytë të Anglisë, të njohur ndryshe si Championship. 

Mehmeti realizoi golin e dytë të ndeshjes në minutën e 24-të me një gjuatje nga distanca. Ai luajti tërë ndeshjen. 

Mehmeti 24-vjeçar këtë stinor i ka shënuar shtatë gola dhe i ka asistuar gjashtë tjerë. Bristol City zë vendin e tetë me 39 pikë.