Anglia ka regjistruar edhe një fitore në kualifikimet e Kampionatit Botëror 2026.
“Tre Luanët” të shtunën pasdite fituan me rezultatin 1:0 në udhëtim tek Andorra, por mjaftueshëm për të marrë pikët e plota edhe nga ndeshja e tretë e Grupit K, ku është edhe Shqipëria.
Golin e vetëm në ndeshje e realizoi kapiteni Harry Kane.
Kane shënoi në minutën e 50-të.
Anglia është e para në grup me nëntë pikë, ndërsa Andorra mbetet e fundit pa pikë, nga tri ndeshje të luajtura.