Futboll

Anderlechti shkarkon Besnik Hasin

Besnik Hasi

Besnik Hasi nuk është më trajner i klubit të madh belg, Anderlecht.

Hasi është prej legjendave të Anderlechtit, por është shkarkuar në mungesë të rezultateve.

Këtë e bëri të ditur klubi belg të dielën mbrëma. Edward Still është zgjedhur trajner i përkohshëm.

Anderlechti të dielën pësoi 2:0 nga Standard Liege. Është vetëm në vendin e katërt me 36 pikë. Royale Union është lider me 49 pikë.

Hasi ka drejtuar Anderlechtin edhe në të kaluarën.