Paraqitja në Kupën e Botës 2026 është qëllimi më i madh i Neymarit.
Megjithatë selektori i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka vendosur një kusht shumë të qartë për 33-vjeçarin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se Neymari e ka derën e hapur te Brazilit, nëse forma e tij është e mirë.
Ancelotti nuk e ftoi Neymarin për ndeshjet e shtatorit. Ish-lojtari i Barcelonës dhe PSG-së ka pasur probleme të shumta me lëndime për disa vjet.
“Nëse ai është në formën më të mirë të mundshme, nuk do të ketë problem të paraqitet për ekipin e Brazilit. Të gjithë duan ta shohin Neymarin në formë të mirë fizike në ekipin e Brazilit”, ka thënë Ancelotti.
Sulmuesi po përpiqet të rikthejë formën e tij te klubi ku u zhvillua, Santos.