Futboll

Amorimi dëshiron ta mbajë Fernandesin në skuadër

Bruno Fernandes

Ruben Amorim dëshiron që ta udhëheqë kapitenin Bruno Fernandes te Manchester Unitedi edhe për një edicion tjetër, ndonëse është raportuar se ai pëlqehet nga disa skuadra të Arabisë Saudite. 

Kontrata e portugezit skadon në vitin 2027. 

Al-Hilali është prej skuadrave më të interesuara për shërbimet e tij, ndërsa BBC ka shkruar se ka ofruar pagë të madhe për të nëse 30-vjeçari largohet para nisjes së Kupës së Botës për Klube në verë. 

“Ideja jonë nuk ka ndryshuar. Duam t’i mbajmë lojtarët më të mirë. Bruno qartë se është prej lojtarëve më të mirë në botë. E duam Brunon këtu”, ka deklaruar Amorim të mërkurën në konferencën për shtyp. 

Fernandes ka shënuar 19 gola dhe ka 18 asistime në edicionin aktual.