Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Amorim mohon kontaktet me Liverpoolin

Ruben Amorim

Trajneri i Sporting Lisbonës, Ruben Amorim ka mohuar kontaktet me skuadrën e Liverpoolit.

“Sky” raportoi të mërkurën se Liverpooli ka gjetur pasuesin e Jurgen Kloppit, por Amorim ka theksuar se nuk ka marrëveshje me skuadrën elitare të Anglisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk jam takuar me Liverpoolin për të diskutuar të ardhmen time. Nuk ka marrëveshje, kjo nuk është e vërtetë. Unë jam trajner i Sportingut. Nuk ka kurrfarë marrëveshje”, ka thënë Amorim në një intervistë për Fabrizio Romanon.

Së fundi është raportuar se për trajnerin 39-vjeçar interesim ka shprehur edhe Bayern Muencheni dhe Chelsea. Portugezi konsiderohet si një nga trajnerët më premtues të viteve të ardhshme dhe aktualisht është në krye të tabelës së ligës portugeze me Sportingun.