Trupi qeverisës i Konfederatës së Futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL), ka bërë propozim që Kupa e Botës 2030 të rritet në 64 përfaqësuese.
Turneu do të organizohet në Spanjë, Marok dhe Portugali, pasi ndeshjet hapëse të mbahen në Argjentinë, Paraguai dhe Uruguai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKupa e Botës 2026 do të jetë e para me 48 ekipe, por CONMEBOL dëshiron që në 100 vjetorin e Botërorit, në vitin 2030, numri i përfaqësueseve të jetë dukshëm më i madh.
“Kjo do t’i lejonte shtetet ta kenë mundësinë ta përjetojnë ngjarjen globale dhe askush të mos mbetej jashtë festës”, ka thënë presidenti i CONMEBOL-it, Alejandro Dominguez, në kongresin e mbajtur të enjten.
Nëse do të pranohej ky format, do të zhvilloheshin 128 ndeshje në total.
Kupa e Botës 2030 do të mbahet në tri kontinente për herë të parë.