Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Alvarez mungon në ndeshjen e parë të “Championsit”

Alvarez

Atletico Madridi do të jetë pa sulmuesin kryesor të skuadrës, Julian Alvarez, në ndeshjen e parë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Atletico të mërkurën nga ora 21:00 luan në udhëtim te Liverpooli.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Alvarez u lëndua të shtunën e kaluar në fitoren 2:0 të Atleticos ndaj Villarrealit.

Argjentinasi Alvarez ka një lëndim në gju, shkruan të martën “Reuters”.

Atleticos për shkak të lëndimeve do t’i mungojnë edhe Thiago Almada, Jose Maria Gimenez, Alex Baena dhe Johnny Cardos.

25-vjeçari Alvarez këtë edicion në shtatë ndeshjet e luajtura në të gjitha garat ka një gol dhe dy asistime.

Alvarez edicionin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës që drejtohet nga trajneri Diego Simeone. I kishte 29 gola.