Xabi Alonso e ka vlerësuar ende të rëndësishëm mesfushorin kroat, Luka Modriq, dhe dëshiron që ai të mbetet në skuadër edhe për një edicion tjetër.
“Index.hr” ka shkruar të enjten se Alonso planifikon që Modriqin ta aktivizojë për 20 deri në 30 minuta në secilën ndeshje, për t’i ndihmuar të rinjtë në mesfushë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, Modriq është i vendosur që të largohet, ndonëse e ka mahnitur Alonson pas vetëm pesë seancave stërvitore e një ndeshjeje të luajtur.
Mesfushori kroat pritet që t’i zhvillojë edhe ndeshjet e mbetura me fanellën e Real Madridit në Kupën e Botës për Klube, e më pas të vendosë për të ardhmen.
Për Modriqin është raportuar se do t’i bashkohet Milanit pas përfundimit të Botërorit të klubeve.