Futboll

Aliti vazhdon kontratën me Alanyasporin

Fidan Aliti

Skuadra e Alanyasporit ia ka vazhduar kontratën qendërmbrojtësit të Kosovës, Fidan Aliti.

Aliti do të luajë me klubin turk deri në qershor të vitit 2028.

“Fidan Aliti është me ne edhe për tri vjet të tjerë. I urojmë suksese Fidan Alitit në sezonin e ri”, ka shkruar të shtunën mbrëma Alanyaspori në faqen zyrtare.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Joao Pereira ditë më parë ia rinovoi kontratën edhe mbrojtësit tjetër të Kosovës, Florent Hadërgjonajt, deri në vitin 2027.

31-vjeçari Aliti tek Alanyaspori u transferua në vitin 2023 nga Zurichu për 100 mijë euro.

Aliti ishte pjesë e rëndësishme e Alanyasporit në edicionin e kaluar. Në 38 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat kontribuoi me një gol dhe një asistim.