Reprezentuesit e Kosovës, Fidan Aliti e Florent Hadërgjonaj, kanë dhënë kontribut në fitoren 3:0 të Alanyasporit ndaj Gaziantepit. Ndeshja e së shtunës ishte e vlefshme për xhiron e 16-të të Superligës së Turqisë.
Aliti shënoi golin për 1:0 në minutën e 54-t. Në fakt mbrojtësi gjuajti nga goditja e dënimit. Topi u devijua nga një lojtari i Gaziantepit dhe përfundoi në rrjetë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFlorent Hadërgjonaj asistoi për 2:0 në minutën e 88-të. Ai bëri pasim të gjatë për Hwang Ui-Jo që shënoi nga një pozitë shumë e vështirë.
Alanyaspori fitoi pikë të rëndësishme në garën për mbetje në elitën turke.