Ezgjan Alioski u kualifikua të martën mbrëma në finalen e Ligës së Kampionëve të Azisë me Al Ahlin, pas fitores 3:1 ndaj Al Hilalit.
Ish-futbollisti i Young Boysit e kompletoi ndeshjen, ndërsa është shprehur shumë i lumtur që do të luajë në finalen e 3 majit.
Ai ishte shumë i suksesshëm të martën përballë brazilianit Malcolm.
“Kualifikimi në finale ishte jashtëzakonisht i bukur, festa ishte e zjarrtë”, ka thënë 33-vjeçari që paraqitet te Maqedonia e Veriut, ndërsa në të kaluarën karrierë ka bërë edhe te Lugano e Leeds Unitedi.
“Kemi skuadër të fortë me lojtarë shumë të mirë. Stërvitjet janë të nivelit të lartë. Në edicionin e kaluar kishim trajner dhe staf gjerman. Kemi çdo gjë që kërkojmë në skuadër. Ndihem rehat. Jam në formë të mirë dhe po ndihem si 25-vjeçar”, ka theksuar Alioski.
Kontrata e tij me Al Hilalin skadon në verë, por ai nuk po e mendon të ardhmen. Thotë se është i fokusuar në triumfin e Championsit aziatik.
Alioski tek Al Hilali është bashkëlojtar me futbollistë të njohur si Roberto Firmino, Franck Kessie, Riyad Mahrez, Merih Demiral, Ivan Toney, Gabri Veiga, Roger Ibanez e Edouard Mendy.