Pasi e fitoi Ligën e Kampionëve të Azisë me Al-Ahlin, Ezgjan Alioski ka vendosur të kthehet në futbollin zviceran.
Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut ka firmosur të shtunën me Luganon. Ai do të jetë pjesë e Luganos për dy vjet, me opsion për vazhdim të bashkëpunimit edhe për një vit tjetër.
33-vjeçari ka 85 paraqitje e 13 gola për Maqedoninë e Veriut. Luan mbrojtës i krahut të majtë.
Alioski ishte më herët te Lugano, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Young Boysi, Schaffhauseni, Leedsi dhe Fenerbahçe.
Për shkak të kufizimit të numrit të të huajve, tek Al-Ahli ka luajtur vetëm në ndeshjet e Championsit aziatik e jo në ndeshjet e kampionatit të Arabisë Saudite. U paraqit edhe në finale ndaj Kawasakit.