Futboll

Alioski asiston në fitoren e Luganos

Ezgjan Alioski

Futbollisti shqiptar që luan për Maqedoninë e Veriut, Ezgjan Alioski, e ka regjistruar asistimin e parë këtë edicion në Superligën e Zvicrës.

Alioski asistoi në fitoren e skuadrës së Luganos.

Lugano të shtunën fitoi 2:1 në shtëpi ndaj Grasshoppersit në kuadër të javës së shtatë.

Mbrojtësi i krahut të majtë, Alioski, asistoi te goli i fitores për 2:1 të cilin e realizoi Kevin Behrens në minutën e 74-t.

33-vjeçari Alioski e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të dalluarve në fushë.

Bashkëlojtari i Alioskit, Uran Bislimi, luajti deri në minutën e 89-të kurse portieri i Kosovës, Amir Shaipi, ishte në bankën e rezervistëve.

Te Grasshoppersi mungoi mesfushori Amir Abrashi për shkak të lëndimit.