Mbrojtësi i Real Madridit, Trent Alexander-Arnold, do të jetë jashtë fushave për disa javë.
Mbrojtësi i krahut pësoi një lëndim muskulor në pjesën e pasme të këmbës së majtë në ndeshjen e së martës në Madrid kundër Marseillet.
Mediumet spanjolle të mërkurën kanë raportuar se mbrojtësi anglez do të jetë jashtë fushave deri në dy muaj.
Alexander-Arnold u transferua këtë verë te Reali nga skuadra e Liverpoolit.
26-vjeçari ka kontratë me madrilenët deri më 30 qershor 2031.