Selam Aldawsari realizoi në minutën e 22-të ndërsa Marcos Leonardo shënoi në minutën e 95-të për fitoren 2:0 të Al Hilalit ndaj Pachucas.
Me fitoren e arritur të premten në mëngjes, Al Hilali e siguroi vendin në fazën nokaut të Kupës së Botës për Klube dhe u bë e vetmja skuadër jashtë Evropës dhe Amerikës, që e siguron këtë fazë të turneut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAl Hilali në ndeshjen e radhës do të përballet me Manchester Cityn të hënën në Orlando.
Kjo ndeshje e luajtur në stadiumin “Geodis Park” në Nashville, mblodhi 14 mijë e 147 shikues, ndërsa kapaciteti është 30 mijë ulëse.
Al Hilali avancoi tutje nga vendi i dytë me pesë pikë në tri ndeshje, ndërsa Pachuca largohet nga turneu pas tri humbjeve të pësuara.