Pas Armend Thaqit edhe Arlind Ajeti pritet të largohet nga skuadra rumune, CFR Cluj.
Këtë e ka bërë të ditur presidenti i klubit rumun, Cristi Balaj. 30-vjeçari ka kontratë me Clujin deri në verën e vitit 2025, por me një ofertë të mirë klubi rumun do ta lirojë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nëse marrim një ofertë të mirë, do ta lejojmë të largohet. Ai është lojtar i mirë. Është prej pak lojtarëve që ka luajtur në Evropian. Por trajneri i vlerëson të tjerët më të mirë”, ka thënë Cristi Balaj për “fanatik.ro”.
Ajeti është pjesë e Clujit prej verës së vitit të kaluar. Te Cluji shkëlqeu dhe vlerësohet prej mbrojtësve më të mirë në kampionatin rumun. Pas paraqitjeve të mira u ftua në Euro 2024 dhe ishte titullarë te Shqipëria.
Këtë edicion e ka vetëm një paraqitje në elitën rumune, në korrik.