Futboll

Ajaxi transferon Ibrahimoviqin

Maximilian Ibrahimoviq

Sulmuesi 19-vjeçar, Maximilian Ibrahimoviq është huazuar te Ajaxi nga Milani.

Marrëveshja e huazimit te gjiganti holandez është e vlefshme për gjashtë muaj.

Maximiliani është djali i legjendës Zlatan Ibrahimoviq, që po ashtu ka bërë karrierë tek Ajaxi.

Ajaxi e ka opsionin për ta blerë kartonin e Maximilan Ibrahimoviqit.

Marrëveshja e huazimit është bërë zyrtare të mërkurën. Ibra i ri në vitin 2022 u transferua nga Akademia e Hammarbyt tek ajo e Milanit. Në gjashtë muajt e fundit luajti për Milan Futuro në Serie D.

Tek Ajaxi fillimisht pritet të luajë në ekipin U23, por me mundësi që të dal në ekipin e parë.