Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i është bashkuar drejtuesve të tjerë të federatave duke shprehur ngushëllime për vdekjen e lojtarit të Liverpoolit, Diogo Jota.
“I trishtueshëm lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të futbollistit të mirënjohur portugez, Diogo Jota dhe vëllait të tij, André Silva.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo është një humbje e rëndë jo vetëm për familjen dhe sportin portugez, por për të gjithë komunitetin e futbollit botëror.
Si Federatë e Futbollit të Kosovës shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerëve, Federatës së Futbollit të Portugalisë, FC Liverpool dhe FC Penafiel si dhe për të gjithë ata që e çmuan dhe e ndoqën me admirim karrierën e këtij futbollisti të jashtëzakonshëm.
Trashëgimia që Diogo Jota la pas do të kujtohet përgjithmonë!”, ka shkruar Agim Ademi.