Futboll

Afrika e Jugut e nis me fitore Kupën e Afrikës

Afrika e Jugut e nis me fitore Kupën e Afrikës

Përfaqësuesja e Afrikës së Jugut e ka nisur me fitore Kupën e Afrikës.

Afrika e Jugut e mposhti të hënën Angolan me rezultatin, 2:1. Ndeshja i takoi Grupit B.

Afrika e Jugut kaloi në epërsi në minutën e 21-të me golin që e shënoi Oswin Appollis.

Show i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 35-të.

Golin e fitores për 2:1 e realizoi Lyle Foster në minutën e 79-të.

Afrikës së Jugut iu anulua edhe një gol i Tshepang Moremit në minutën e 51-të për shkak të pozitës jashtë loje.